Sipas VMRO-DPMNE-së dega në Prilep, Zoran Zaev është një ujk i veshur me lëkurë qengji. Për to, Zoran Zaev nuk e ka vendin në Prilep.
“Sot, një ditë para 11 Tetorit, ditës kur Prilepi e feston fillimin e luftës nacional çlirimtare të popullit maqedonas, ato që prapa vetes kanë lënë shkret dhe varfëri, drejtuesit e LSDM-së kanë vendosur që ta vizitojnë qytetin tonë.
Kuadrot e njëjtë të LSDM-së të cilët shumë kanë premtuar, ndërsa asnjëherë asgjë nuk kanë realizuar sot po tentojnë që banorëve të Prilepit edhe njëherë t`i premtojnë gënjeshtra.
Sot në Prilep gjendet ujku në lëkurën e qengjit, njerëzit që tentojnë të paraqiten në dritë të re, por për të cilët ne banorët e Prilepit e dimë mirë se kush janë dhe si e kanë prishur qytetin tonë.
Zotëri Zaev, ju nuk e keni vendin këtu. Vendi juaj nuk është këtu, pasi që në kokën e secilit banor të Prilepit jehojnë fjalët tuaja se të gjithë do t`i përzini nga puna, nga pastruesi e deri te ministri”, porositën nga VMRO-DPMNE dega në Prilep, transmeton zhurnal.mk