Lajmet e fundit

Në kuadër të operacionit kundër kultivimit të bimëve narkotike, policia e Vlorës ka asgjësuar së fundmi mbi 500 rrënjë hashashi.
Bimët u gjetën në vendin e quajtur Përroi Rustame në fshatin Sevaster, të mbjella në tri parcela të ndryshme.
Policia shkuli dhe asgjësoi me anë të djegie bimët narkotike.
Ndërkohë, uniformat blu njoftojnë se vijon puna për identifikimin dhe vendosjen përpara drejtësisë të kultivuesve./ T.Ch