Policia e Vlorës ka sekuestruar 77 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga një 51 vjeçar si zotërues të lëndës narkotike.
Ditën e hënë, në lagjen ”11 Janari”, në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, policia ka gjetur 27 pako të vendosura në çanta sporti, në brëndësi të një mjeti tip ”Opel”, i cili drejtohej nga shtetasi R.A, banues në Fier.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale, shkruan Top Channel.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.