Lajmet e fundit

Policia e Vlorës në Shqipëri, ka arrestuar një 30 vjeçar, i cili akuzohet për ushtrim të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ernest Zeqo, 30 vjeç, banues në qytetin jugor.
Arrestimi i 30 vjeçarit është kryer në lagjen “Osman Haxhiu”, pas sinjalizimeve të ardhura nga fqinjët e çiftit.
Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se Zeqo ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes për motive të dobëta dhe se kjo e fundit dy vjet më parë ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje. /Gazeta Shqip