Lajmet e fundit

Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Vlorës ka degraduar në përdorimin e thikave.
Ngjarja ka ndodhur ne zonën e Skelës ku pas një sherri, një prej të rinjve ka marrë goditje me thikë në këmbë, shkruan Top Channel.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka shoqëruar personat e përfshirë në sherr derisa i riu që është plagosur në këmbë nga thika është shoqëruar në spital.