Lajmet e fundit

Policia e Vlorës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:15, në një lokal në lagjen "28 Nëntori" të qytetit bregdetar, është gjetur i pajetë një shtetas rreth 50 vjeç.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.Xh., kamarier i lokalit ku është gjetur.
Nga veprimet hetimore, bazuar në kqyrjen paraprake të trupit, dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur për shkaqe aksidentale, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.
Grupi hetimor po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.