Lajmet e fundit

Në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës që nga mëngjesi janë hapur dyert për homazhe.
Aty ka bërë homazhe para pak minutave edhe Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, njofton Klan Kosova.
Ajo para mediave deklaroi se i duket e pabesueshme vdeka e Pagarushës.
"Ajo është e pavdekshme. Do të jetë gjithmonë në mesin tonë me kengët e saj. Ajo do të kujtohet si një zonjë, si një bijë shqiptare, që ka dhënë shumë kontribut për këtë vend”, tha Vlora Dumushi
Pranë arkivolit të Pagarushës janë duke qëndruar edhe dy vajza me veshje kombëtare.