Lajmet e fundit

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur edhe në qytetin e Vlorës.
Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Tatimeve pranë Bashkisë, këtë të hënë kanë nisur aksionin në bulevardin kryesor të qytetit për të liruar trotuaret e më tej do të vijojnë në gjithë qytetin.
Kreu i Policisë Bashkiake, Shpëtim Abedini tha se kjo do të jetë e pandërprerë.
Pas heqjes së ambulantëve nga sheshet kryesore, tanimë puna po vijon me bizneset që kanë bllokuar trotuaret dhe rrugët./Tch