Lajmet e fundit

Opioninsti Arbër Vllahiu ka folur për zhvillimet e fundit Rusi-Ukrainë, duke thënë se Putini gjithmonë do ta ketë një barrierë që do t’ia vendosë Perëndimit, ku vende si Ukraina të mos lejohen të futen në NATO.
“Realisht, ky ka qenë edhe synim i Putinit, për arsye se e gjithë Rusia e sotme është ndërtuar me sensin e rikthimit të asaj perandorie që ka qenë më herët dhe Putinit i duhet një lloj identiteti për këtë çështje. Tani është fakt që përplasja në Ukrainë është përplasja ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit dhe në këtë rast posaçërisht në mes Uashingtonit dhe Moskës.
Tutje, Vllahiu u shpreh se stabiliteti është një lloj armiku i Putinit.
“Janë disa vende në rrethinën e Ukrainës dhe Rusisë, vendet baltike ose Polonia ose vendet e tjera në këtë rreth, të cilat drejtpërdrejt mund të preken, por në fakt ajo që është ma e keqja për krejt rajonin, edhe për Ukrainën, por edhe për Evropën në këtë mes, një pjesë të madhe të saj, është fakti se stabiliteti është një lloj armiku i Putinit dhe Putini është që ka luajtur gjithmonë letrën e destabilizimit të një rajoni apo rajoneve të caktuara dhe pastaj në menaxhimin e atyre krizave që i ka shkaktuar, pra thjesht në menaxhimin e krizës, edhe të Ukrainës, por edhe të Gjeorgjisë më herët”, ka thënë Vllahiu.
“Në këtë mes ka një paralele që mund të tërhiqet edhe me Ballkanin Perëndimor dhe pikërisht fakti se vendet si Ukraina, të cilat kanë dalë prej një konflikti dhe Ballkani Perëndimor, që gjithashtu ka dalë prej një krize të mëhershme, para 30 vjetësh, pra thjesht kemi të bëjmë me rajone shumë të lëndueshme, rajone të brishta, në të cilat roli i Rusisë është shumë i lartë dhe është në faktin e destabilizimit të tyre dhe vendosjes së një kontrolli rus apo të Moskës mbi këto rajone, për të pasur një lloj barriere me perëndimin, kur e shohim Putini gjithmonë do ta ketë një barrierë që do t’ia vendosë perëndimit dhe kjo është që Ukraina dhe vendet e tjera në rrethinën e tij, që të mos lejohen të futen në NATO”, u shpreh Vllahiu në Rubikon.