Lajmet e fundit

Thonë se komuna i detyroi që të blejnë vetura të reja për të punuar si taksi.
Por përkundër investimeve dhe makinave që sipas tyre janë më të mirat ne rajon sa i përket këtij biznesi, shoqata e taksistëve të Prishtinës, po ankohen se nuk gjetën mbështetje nga komuna për problemet e shumta që kanë.
Andaj ata vendosën qe për to të flasin me pretendentin për të parin e kryeqytetit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Vllahiu, njofton Klan Kosova.
E ky tash po del se u befasua nga numri i ankesave që hasi gjatë fushatës.
Përveç kaosit në komunikacion e mungesë së parkingjeve ne qytet për këto kompani, Taksitë ilegal janë problemi kryesor qe nuk po e lënë këtë biznes të zhvillohet.
Kronikë nga Iliri Pireva.
https://www.youtube.com/watch?v=XACuqL1fKSQ&feature=youtu.be