Lajmet e fundit

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, priti në një drekë pune delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga Tajlanda të udhëhequr nga Nongnuth Phetcharatana, ambasadore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe drejtoreshë e Institutit për Politikë të Jashtme pranë kësaj ministrie dhe Jakkrit Srivali, Ambasador i Tajlandës në Hungari, Saoëalak Pornëilassiri, këshilltare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Panom Thongprayoon- këshilltar i Ambasadës Mbretërore Tajlandeze në Budapest.
Në këtë takim, Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve dhe falënderoi Tajlandën për njohje dhe mbështetje të vazhdueshme për shtetin e Kosovës.
Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Tajlandën duke përfshirë bashkëpunimet në sfera të rëndësishme të ekonomisë, bujqësisë, teknologjisë informative dhe këmbimin e përvojave diplomatike dhe qeverisëse.
Tahiri tha se Kosova ka bërë progres si në forcimin e shtetit nga brenda ashtu edhe në rrugëtimin euroatlantik të saj, që është vizion dhe vullnet i popullit të Kosovës, transmeton Klan Kosova.