Njohësit e politikës kanë komentuar deklarimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti, se për votimin e presidentit të ardhshëm, duhet me patjetër që të jenë 84 ose 85 të pranishëm kur bëhet fjalë për emër te përveçëm.
Ky deklarim, për ta tregon që LVV-ja po e përjashton LDK-në nga matematikat politike.
Analisti Melazim Koci tha se zgjidhja është që opozita të dalë me një propozim të vetin.
Se nuk është e mjaftueshme LDK-ja për VV sa i përket çështjes së presidentit tashmë është e dukshme për analistin, Ardian Zeqiri.
E kjo punë do të zgjidhej lehtë nëse partia në pushtet me patjetër nuk do t’i marrë tri karriget kryesore të shtetit.
Megjithatë, takimet ndaras të Kurtit me opozitën po cilësohen si dobësim i saj.
Ndiqni kronikën në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=hal-fW9ruc4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.