Lajmet e fundit

Ndeshja ndaj Maqedonisë është ndër më të dobëtat në erën e Gianni De Biasi.
Megjithatë një gol i vonë i Bekim Balajt i dha fitoren në një ndeshje që mbrëmë u sfidua nga shiu, për t'u ndërprerë dhe vazhduar sot.
Vlerësimet
Berisha 6 – Mund të bënte shumë pak në rastin e golit të Aliovskit, ishte shumë i vëmendshëm
Hysaj 7 – Ndoshta është futbollisti me kondicionin më të mirë fizik për momentin, por dhuroi asist për Sadikun
Gjimshiti 6 – Sakirifikoi shumë për ekipin, madje e ndoihmoi ehde në veprimet në mesfushë
Mavraj 6.5 – Tanimë është kthyer në një lider të repartit defensiv dhe skuadra pret shumë prej tij. Në 15 minutat e luajtura të martën, tregoi më shumë personalitet.
Agolli 6.5 – Edhe pse në disa raste në 45 minutat e para u befasua nga lëvizjet me top pas shpine të kundërshtarit, ndryshoi shumë në lojën e tij dhe i dha besim skuadër edhe në daljet në sulm.
Kukeli 4 – Një gabim në pasim prej tij i dha mundësinë kundërshtarëve të na barazonin
Abrashi 5.5 – Ishte shumë larg Abrashit të Europianit. Shumë pasime të gabuara dhe pak agresivitet në veprimet mbrojtëse.
Xhaka 6 – Nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, por shpirti i garës ka dominuar mbi të gjitha në lojën e mesfushorit . Trajneri ka gjetur besim te veprimet e tij, duke e vendosur në shumë pozicione.
Hyka 6 – Zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, në të dytën ra shumë
Gashi 6 – Nuk ishte në ndeshjen e tij më të mirë, por u mundua ta ndihmonte ekipin
Sadiku 6.5 – Një gol autori ai i minutës së 9, ndalim, marrje dhe gjuajtje perfekte, për një sulmues që tani kërkon t’i japë shumë skuadrës.
Balaj 7 – Edicioni i fundit nisi me golin e tij dhe fati ishte me Shqipërinë, një tjetër dol vendimtar i tij i jep mundësinë tani të jetë në rrugën e duhur, për një tjetër edicion.