Lajmet e fundit

Këshilla praktike Përzgjedhja
Një dardhë e pjekur çliron të gjitha aromat dhe, në prekje, është shumë elastike përqark bishtit. Konservimi. Është mirë që dardhat të konservohen në ajër të pastër, në një pjatë, ku nuk duhet të qëndrojnë ngjeshur me njëra-tjetrën. Në rast se kur blihen janë të forta, dardhat duhet të mbahen nga 3 deri në 15 ditë. Ato mund të mbahen edhe në frigorifer, në sirtarin e perimeve, por duhen nxjerrë nga frigoriferi 1 orë përpara se të konsumohen në mënyrë që t’u rikthehet shija.
Vlerat ushqimore
Dardha dhe sidomos lëkura e saj janë të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë antikancerozë. Dardha është një burim i pasur fibrash ushqimore, shumë të rëndësishme për rregullimin e qarkullimit të zorrëve dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Duhet theksuar se lëkura përmban më shumë fibra se pjesa e brëndshme.