Lajmet e fundit

Kantautori i njohur shqiptar Vlashent Sata, që vepron dhe jeton në Paris, ka sjellë për publikun mbarëshqiptar një këngë tejet të veçantë si për nga përmbajtja e tekstit, edhe për muzikën plot stil dhe zërin e tij karakteristik.
Krejt kjo përcillet shumë bukur artistikisht me një video bardh e zi ku në brendi ka një vajzë të thjeshtë dhe pa grim.
Vajza në fjalë është Dojna Mema, prezentuesja e njohur shqiptare e ekranit të Top - Channel, e cila para pak kohësh ka qenë dhe prezentuesja e "The Voice Kids".
Kënga flet për copëzat, ato pjesë që na karakterizojnë gjithësecilin dhe na bëjnë më të ndjeshëm, por që shpesh duam t'i fshehim.
Sipas kantautorit "...Të gjithë ne, por sidomos vajzat, janë edhe më shumë nën presion në shoqërinë e sotme. si duken, a janë të pranuara, si duhet të sillen...".
"Dhe çuditem sepse ato copëza apo detajet që gjithësecila i ka, i bëjnë më unike jo standarde dhe uniform. Janë shumë të bukura ashtu siç janë , ashtu siç zgjohen nga gjumi, me flokët e shpupurisura, pa makiazh, dhe mbi te gjitha janë te bukura kur janë te lira për të qenë ashtu si ndihen".