Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, kanë nisur zyrtarisht programin e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Në aktivitetin “Rritja e efektivitetit të sistemit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe antidiskriminimit në Shqipëri”, marrin pjesë ambasadorë e diplomatë të huaj, por edhe drejtues të institucioneve të kësaj fushe në Shqipëri.
Në fjalën e saj, ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin deklaroi se, “ky projekt do të sjellë rezultate konkrete duke evidentuar 3 pika ku do të ndërhyhet”.
“Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë këto grupe me fonde dhe nëpërmjet Këshillit të Evropës në çështje të të drejtave të njeriut. Ky projekt 2-vjeçar do të sjellë rezultate konkrete. Së pari, rekomandime direkte si të përmirësojmë kornizën ligjore siç është antidiskriminimi. Së dyti, përmirësimi i kornizës institucionale dhe së treti, për të rritur ndërgjegjësimin tek qytetarët se jemi të gjithë ndryshe por jemi të gjithë të barabartë”, deklaroi Vlahutin./Shekulli.al.