Lajmet e fundit

Mëngjesi i kësaj të enjte gjeti banorët e kryeqytetit në mesin e grafiteve të shumta të cilat pasqyronin takimin e fundit të presidentit Hashim Thaçi me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Përveç grafiteve ''Veriu nuk është Krimea'' të cilat ishin vendosur tek rrethi në hyrje të Prishtinës, Klan Kosova tani ka siguruar edhe një tjetër mbishkrim si reagim ndaj takimit Thaçi – Putin.
Ndonëse ende nuk dihen autorët e këtyre grafiteve, në këtë të fundit presidentit rus, i është ndryshuar identiteti duke e quajtur tashmë ''Vladimir Thaçi'', njofton Klan Kosova.