Lajmet e fundit

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar protestë masive më datën 7 të muajit të ardhshëm.
Përmes këtij apeli të cilin e ka publikuar në facebook, ajo thotë se vetëm kështu i dëshmohet presidentit Hashim Thaçi se Kosova është e pandashme, transmeton Klan Kosova.
''Rezoluta e Kuvendit të Kosovës do të jetë e rëndësishme, por me gjasë e pamjaftueshme, për të ndalur aventurat e rrezikshme të Thaçit në dëm të sovranitetit të vendit. Thaçi mbanë titullin e kampionit për shkelje të Rezolutave të Kuvendit. Prandaj, më 7 shtator, kur Thaçi udhëton për Bruksel për të bërë edhe një hap tutje drejt ndarjes së Kosovës, ne qytetarët e Kosovës, do të duhej të protestonim paqësisht, por masovikisht, për t’i dëshmuar atij dhe kujtdo tjetër që Kosova është një dhe e pandashme'', shton ajo, njofton Klan Kosova.
Partitë opozitare kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme para takimit të Presidentëve të Kosovës e të Serbisë në Bruksel.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme partitë opozitare po kërkojnë të votohet një rezolutë, për siç kanë thënë ata të mbrohet integriteti territorial.
Rezoluta e tillë është përkrahur edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.