Lajmet e fundit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe njëherë lidhur me deklaratat e Kryeministrit Albin Kurti, rreth propozimit që tarifa ndaj mallrave serbe të zëvendësohet me reciprocitet.
''Kryeministri i vendit dje me të drejtë e konfirmoi që ne kemi pajtueshmëri të plotë që tarifa, jo taksa, të zëvendësohet me reciprocitet në raport me Serbinë''.
Osmani në cilësinë e përfaqësueses së koalicionit VV-LDK, iu përgjigj pyetjes së gazetarit të Klan Kosovës, Enis Reçica, duke shtuar se mes këtyre dy subjekteve ka pajtueshmëri lidhur me këtë ide, njofton Klan Kosova.
''Ne si Kuvend nuk e marrim atë vendim, por komenti im është në raport me pyetjen se: çka mendon koalicioni qeverisës?''
''Ka pajtim të tillë, është pjesë e programit të përbashkët qeverisës ndërmjet partnerëve të koalicionit dhe është lexuar edhe nga ana e kryeministrit dhe partnerët e koalicionit''.