31.05.2015 · përditësuar para 4081 dite1 min lexim
Sipas burimeve të brendshme të Klan Kosovës brenda LDK-së, bëhet e ditur se Vjosa Osmani është propozur si kandidate për ta marrë udhëheqësinë e partisë.
Ajo ka arritur t’i marrë 62 vota nga gjithsesj 350 delegatë.
Për tu aprovuar një propozim për garë në zgjedhje, duhet që një propozim për kandidat t’i ketë 50+1% të votave të delegatëve të Kuvendit.
Ndërsa burime të brendshme të Klan Kosovës bëjnë të ditur se ka gjasë që Isa Mustafa të votohet me aklamacion.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.