08.09.2019 · përditësuar para 2519 dite1 min lexim
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka vizituar sot qumështoren “Eurolona” në Fushë Kosovë.
Ajo ka premtuar se do t’i largojë të gjitha barrierat për këtë sektor duke theksuar se duhet t’u jepen më shumë përparësi prodhimeve vendore, pasi që sipas saj, ka shumë produkte të importuara që nuk janë të sigurta për shëndetin, njofton Klan Kosova.
Ajo gjithashtu ka thënë se nëse fiton LDK-ja, subvencionet për biznese do t’i ndajë sipas meritave dhe jo sipas interesave korruptive.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.