Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Ajo mes tjerash për Klan Kosovën u shpreh se këngët e së ndjerës do të mbesin në përjetësi së bashku me shembullin njerëzor që ajo e dha për ne, dhe se me to edhe sot po i rrit dy vajzat e saj.
Osmani po ashtu kritikoi legjislaturat e kaluara për mos kujdes të mjaftueshëm ndaj artistëve dhe tha se në të ardhmen do të investojnë në art, kulturë dhe në figura që i kemi shembuj.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/2785415338184125/
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.