03.09.2019 · përditësuar para 2524 dite1 min lexim
Kandidatja e LDK-së për Kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka prezantuar ne pika të shkurta programin qeverisës deputetit gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer.
Ajo kështu ka thënë gjatë një konference për media, pas takimit të zhvilluar me deputetin gjerman në selinë qendrore të LDK-së, njofton Klan Kosova.
“Ne i prezantuam shtyllat kryesore të programit. Për ne këto nuk janë vetëm zgjedhje, por edhe dekriminalizim e vendit”.
“Kemi diskutuar edhe për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë si dhe për dialogun. Diskutuam edhe për programin e zhvillimit ekonomik dhe për investimet në fushën e arsimit”.
“Ne kemi kontakte të përgjithshëm me CDU-në, e ne veçanti ne çështjen e ndryshimit të kufijve”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.