Një grua e cila i bleu vjehrrës së saj një dhuratë për Krishtlindje, mbeti e shokuar kur ajo i kërkoi që ta kthente pas sepse nuk i pëlqente.
Gruaja pa emër shpjegoi se çdo vit, ajo dhe burri i saj i kanë blerë nënës së tij një shall por këtë vit ajo vendosi të porosiste një pikturë të vjehrrës dhe vajzës së saj.
“Unë i dërgova një fotografi artistike”.
Ajo e pëlqente shumë sesi doli piktura dhe mezi priste t’ia jepte por kur ajo e mori atë, vjehrra ishte më pak e impresionuar.
Gruaja tha: “Rreth një javë më vonë kam marrë një telefonatë nga vjehrri duke thënë se vjehrra e urren pikturën sepse nuk i pëlqen se si duket në pikturë”.
Pasi shpenzoi 180 dollarë në punën artistike, gruaja tha se ndihej e ofenduar nga përgjigja që mori.
Gruaja më pas tha se megjithëse nuk i pëlqen gjithmonë dhuratat që merr nga vjehrra e saj, ajo gjithmonë i pranon ato ose i dhuron në vend se t’i thotë se i urren, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.