Dy shkupjan të moshës 20 vjeç dhe dy tinejxher nga 16 vjet, sot nga Shkupi kanë marr padi penale për shkak të vjedhjes së rëndë prej 31.000 den.
Ata me 7 qershor rreth orës 2:30 min në rrugën Lazar Licenovski në qendrën e Shkupit, iu janë afruar një burri pas shpine dhe kanë filluar ta sulmojnë duke e shtrirë për toke. Nga xhepat ia kanë vjedhur telefonin dhe paratë, si dhe kanë ikur. Telefonin e vjedhur e kanë shitur, ndërsa me paratë kanë kthyer një borxh, transmeton Zhurnal.
Vjedhjen e dytë e kanë kryer pasi që kanë kthyer menjëherë në rrugën e njëjtë, në poligonin e tregut të vjetër Buvljak, ku një gruaje ia kanë vjedhur çantën pasi që e kanë sulmuar dhe kanë ikur. Nga çanta kanë marr disa gjëra dhe pastaj e kanë hedhur.
Pas një kohe të shkurtër këto hajna janë arrestuar nga alfat, ndërsa gjërat e çantës janë gjetur dhe iu janë kthyer gruas.