Lajmet e fundit

Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë thyer lokalin e një femre, dje në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku kanë vjedhur sende të ndryshme të tekstilit, njofton Klan Kosova.
Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar sendet që dyshohet se i kanë vjedhur në lokalin e viktimës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.