Lajmet e fundit

Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Podujevë.
Një personi i është thyer shtëpia dhe i është vjedhur një sasi stoli ari dhe para, njofton Klan Kosova
"Podujevë 26.04.2020-23:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe një shumë parash. Rasti vazhdon të hetohet" thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.