Lajmet e fundit

Janë arrestuar tre pësona, nën dyshimin se të njëjtit kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, në Vitomericë të Pejës, siç supozohet nga policia, për të vjedhur.
Sipas raportit të policisë nuk dihet çka është vjedhur, pasi që pronari i shtëpisë nuk jeton në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Të dyshuarit e prangosur janë emra të njohur për policinë, sepse dyshohet se edhe më herët e kanë ushtruar aktivitetin ilegal të vjedhjes.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.