Lajmet e fundit

Pirateria televizive është një nga veprimtaritë ilegale e cila ka zënë vend në territorin tonë.
Me lehtësi ajo po arrin deri në shtëpitë e qytetarëv të vendit tonë, të cilët nuk ia kanë haberin se po bëhen pjesë e një zingjiri të një veprimtarie që dënohet me ligj.
Derisa në një anë qëndrojnë kompani e platforma që paguajnë mijëra euro për licenca e të tjera për regjistrime, në krah të tyre po zhvillojnë punën kompanitë ilegale të shpërndarjes së platformave televizive e internetit.
Për këtë dukuri dhe luftimin e saj, foli gjerë e gjatë në emisionin KIKS Kosova, avokatja Blinera Osmani.
Osmani për KIKS-in tha se luftimi i piraterisë është shumë i vështirë.
“Luftimi i piraterisë është shumë i vështirë sepse mënyra e vjedhjes bëhet në internet të hapur dhe nuk përdoren paisje specifike sepse në atë mënyrë ndjekja do bëhej më e lehtë”, tha ajo.
Dënimi i piratëve të kontentit televiziv Osmani tha se është i ulët sepse sipas saj, teknologjia ka avancuar dhe si të tillë institucionet tona po e kanë të vështirë të i kuptojnë.
“Pas aksioneve nuk ka pas dënime adekuate sepse nuk ka prova materiale apo të prekshme se si bëhet ky transmetim me teknologji të avancuar dhë ne kemi prokurori që nuk dijnë me e kuptu se si zhvillohet sepse ka përparu teknologjia”, tha Osmani për KIKS Kosovën.
Teksa fliste për mosveprimin e mjaftueshëm të institucioneve, Osmani tha se në të shumtën e rasteve operatorët vetë dalin në terren dhe identifikojnë piratët e kontentit.
“Operatorët vet kanë dalë në terren dhe kanë identifikuar piraterinë, kanë iniciuar raste ligjore pastaj edhe institucionet i kanë bastisë ato lokacione”, tha Osmaninë emisionin KIKS Kosova.