Lajmet e fundit

Dje në Prishtinë një person ka njoftuar policinë se nga parkingu i është vjedhur vetura.
Pas hetimeve të zhvilluara, policia bën të ditur se ka arritur ta lokalizojë veturën dhe në momentin që aty ka ardhur i dyshuari, i njëjti është arrestuar. Tek ai janë gjetur një armë imituese (shkrepëse), tetë thika dhe një kapelë që së bashku me veturën janë konfiskuar.
Pas ekzaminimit vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar njësisë nga stacioni policor në Shtime si i dyshuar për kryerjen e disa veprave tjera.