Lajmet e fundit

Të enjten në Junik, pas një pune operative hetimore është arrestuar një i dyshuar mashkull, pasi i njëjti ka thyer derën e një bastoreje dhe nga aty ka vjedhur 910 €, tre telefona, një arkë metalike si dhe dokumente personale të pronarit të lokalit.
Mjetet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar në shtëpinë e të dyshuarit, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.