Lajmet e fundit

Muharrem dhe Mevlude Jashanica janë dy të moshuar nga Bardhi i Madh të cilët urimet për Fitër Bajram me të afërmit e tyre sot i shkëmbyen me anë të metodave elektronike, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi institucionet kosovare bën thirrje që të ndalohen vizitat tradicionale tek të afërmit për Fitër Bajram për shkak të parandalimit të përhapjes së Covid-19.
Ky komunikim me të tjerët çiftit Jashanica po u doket i pakuptimtë pasi nuk janë duke shkuar në vizita.
Shtëpia e Jashanicasve për çdo vit mbushej plotë mysafirë, sivjet nuk priti e as përcolli kënd.
Kronikë e gazetares Qendresa Sinani.