Lajmet e fundit

Park Geun-hye do të jetë presidentja e parë e Koresë së Jugut që e viziton Iranin, ka njoftuar zyra e saj.
Zyra e Park tha sot se presidentja dhe homologu i saj iranian, Hassan Rohani, do të takohen muajin e ardhshëm, për të diskutuar rreth mënyrave të ngritjes së bashkëpunimit bilateral, si dhe për çështje rajonale.
Irani dhe Korea e Veriut që një kohë të gjatë dyshohet se janë partnerë në teknologjinë e armëve.
Gjatë vizitës së Park, nga 1-3 maj, ajo pritet të kërkojë marrëveshje në nivel korporatash, përfshirë fushën e termocentraleve, infrastrukturës dhe teknologjisë informative.
Teherani dhe Seuli kanë krijuar marrëdhënie diplomatike në vitin 1962.