Lajmet e fundit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli e ka cilësuar si historike vizitën e kryeministrit Isa Mustafa gjatë ditës së premte në veri të vendit.
"Pata nderin që në cilësinë e Ministrit të FSK-së të shoqëroj Kryeministrin Isa Mustafa në vizitën në veri të vendit, ku përuruam urën që lidh dy komunat veriore të Republikës së Kosovës, Leposaviqin dhe Zveçanin".
"E konsideroj historike këtë vizitë të Kryeministrit Isa Mustafa në veri të shtetit, pasi tregon vendosmërinë tonë që të arrijmë progres në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e komunikimit, avancimin e integrimit dhe fuqizimin e sovranitetit të Republikës.Një falënderim i posaçëm për trupat e KFOR-it për ndërtimin e urës", ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.