Lajmet e fundit

Gjatë fjalimit të tij para ligjvënësve kosovarë ai ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të bëhet përmes ndryshimeve Kushtetuese.
Mes tjerash, amerikani ka deklaruar se dialogu me Serbinë është jetik për rrugën drejt integrimit evropian.
Më pas senatori amerikan është takuar edhe me kryeministrin Isa Mustafa. Takimi ka qenë i mbyllur për media.
Ndërsa gjatë ditës së sotme McCain është nderuar “Urdhrin e Lirisë”, nga Presidneti Hashim Thaçi.
McCain vizitën e tij në Kosovë e ka përfunduar duke e vizituar Manastirin e Graçanicë dhe më pas duke e shijur një kafe metropolitane.
Senatori republikan ka nisur nga 7 prilli një turne në Ballkanin Perëndimor, rajon ky, ku Rusia po përpiqet të rrisë ndikimin politik dhe ekonomik.
McCain në turin e tij ka vizituar Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, ndërsa pas Kosovës ai sot do të qëndrojë në Shqipëri ku edhe do ta përfundojë turin e tij në pjesën e Ballkanit Perëndimor.
Ndonëse ishte pritur ta vizitojë edhe Maqedoninë, ai këtë herë e ka anashkaluar këtë vend – ndoshta shkaku i krizës politike atje.
klankosova.tv