Lajmet e fundit

Deklarata e Kuvendit të Kosovës nuk do u mundësojë kosovarëve lëvizjen e lirë në zonën Schengen. Kështu kanë deklaruar njohës të integrimeve evropiane.
Sipas tyre kjo deklaratë mundet të ndikojë në viza vetëm po të ishte kriter i formuar nga Bashkimi Evropian. E marrëveshja nuk ka marrë miratim as nga përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Në anën tjetër në Ministrinë e Integrimeve Evropiane duket se i kanë humbur shpresat për viza tani për tani. Zyrtarë në këtë dikaster deklarojnë nuk kanë asnjë sinjal për lëvizje të lirë në shtetet e BE-së. Derisa opozita edhe pse dëshiron liberalizim mbetet e përkushtuar për kundërshtim të demarkacionit.
Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka dhënë deri më tani asnjë shenjë së ka një opsion tjetër përpos se ratifikimi ti vijë në ndihmë liberalizimit.
“Deri më tash Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë çështja e demarkacionit duhet të ratifikohet. Edhe Tanja Fajon thotë që nuk beson që kjo deklaratë do ti ndihmojë kësaj çështje. Pra nuk është e jona të themi se a do të ndihmojë a s’do ti ndihmojë kjo është çështje e Bashkimit Evropian. BE deri tani nuk ja dhënë asnjë indikacion se diçka tjetër përpos ratifikimit do ti ndihmojë procesit të vizave".
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Zëri.