Lajmet e fundit

Komisioni për Integrime Evropiane mbajti sot një takim pune me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në procesin e lobimit për liberalizimit e vizave për Kosovën.
Anëtarët e këtij komisioni në takim shprehën vullnetin e tyre që në koordinim me Ministrinë e Integrimit Evropian të vazhdojnë angazhimin e tyre më të shtuar në procesin e lobimit te shtetet anëtare të zonës Schengen, me qëllim që procesi i liberalizimit të përmbyllet brenda këtij viti.
Ata ranë dakord se nevojitet një bashkëpunim më i theksuar i të dyja palëve, që të ketë koordinim në procesin e lobimit të vizave, në atë mënyrë që të organizohen sa më shpejt takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe të merren veprimet e duhura drejt përmbylljes me sukses të këtij procesi, transmeton Klan Kosova.