Lajmet e fundit

Getinjo e Vivien, pos dashurisë, e xhelozisë, sot u përballën edhe me realitetin tjetër të çifteve të zakonshme, atë të mosmarrëveshjeve.
Zënka e vockël në mes tyre u zhvillua rreth ushqimit.
Vivieni i zemërua me Getinjon se pse nuk e mbajti deri në fund letrën e harxhit që duhej ta blinin. Sipas saj, u bë lëmsh me atë letër saqë në gjërat e kërkuara ushqimore nuk ka ardhur miell.
Ndërkaq, e kritikoi partnerin edhe për mosshfrytëzimin e perimeve nëpër ushqim, duke thënë se shumica e karotave janë prishur për shkak se nuk janë futur në gjella.
Getinjo, si duket u lëndua pak nga këshilla e Vivit, pasi i rekomandoi që ajo të përgatiste ushqim. Por, Vivien kishte përgjigje duke thënë se ai e ka marrë përsipër ushqimin, gjë për të cilën reperi tha se i është bërë obligim, pasi sipas tij, është i vetmi që di të gatuajë.