Lajmet e fundit

Viva Fresh Store përmes një komunikate për media ka thënë se lajmi i plasuar në media për vendosjen e një bombe në qendrën e tyre tregtare ka qenë i rrejshëm.
“Njoftojmë të gjitha mediat dhe konsumatorët, që lajmi dashakeq i plasuar sot në media dhe më gjëra lidhur me mundësinë e vendosjes së një bombe në Viva Fresh Store, është i pavërtetë, me qëllim të keq në prag të festave të fundit”.
Ata kanë thënë se Policia e Kosovës ka përfunduar të gjitha veprimet e nevojshme dhe ka konstatuar qe bëhet fjalë për alarm të rrejshëm.