Lajmet e fundit

Të enjten në Zahaç të Vitomiricës, gjatë kontrollimit të kamionit të të dyshuarit, është vërejtur se në kamion ishin të ngarkuara gjashtë krerë gjedhe (lopë) pa asnjë dokument lidhur me prejardhjen e tyre.
Me vendim të prokurorit, verifikimi i kafshëve do të bëhet përmes AVUK-ut, ndërsa automjeti së bashku me kafshët konfiskohet, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.