21.10.2017 · përditësuar para 3206 dite1 min lexim
Në qytezën e Vitisë situata duket e qetë një ditë para zgjedhjeve lokale, njofton Klan Kosova.
Atje do të mund të votojnë nesër më shumë se 49 mijë qytetarë, në 31 qendra të votimit, ndërsa në dy prej tyre do të votojnë edhe serbët.
Policia poashtu ka bërë më dije se gjithçka është gati për ditën e nesërme.
Në komunën e Ferizajt dhe rrethinë janë duke qëndruar gazetarët e Klan Kosovës, Liridon Zeqiri, Rilind Matoshi dhe Emanuell Syla, të cilët do të ju mbajnë të informuar edhe gjatë ditës së nesërme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.