Lajmet e fundit

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka shpalosur planprogramin për arsimin.
Ai me anë të një videoje në rrjetin social Facebook ka thënë se do të ndërtojnë pesë shkolla të reja.
"Infrastrukturë moderne në secilën shkollë të Prishtinës, dyfishim i çerdheve në gjithë territorin, jo vetëm në vendbanimet urbane por edhe në fshatra Sepse Prishtina duhet të ecë përpara. Më 14 nëntor, voto 144!",ka thënë Vitia, transmeton Klankosova.tv.