Lajmet e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid 19 në vendin tonë, njofton Klan Kosova.
Ai në një konferencë për media deklaroi se kanë marrë edhe 1000 teste të tjera që do t'ju shërbejnë për të kryer analizën për koronavirus.
“Deri tani në laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHP janë marrë 321 mostra të dyshimta, ku 20 nga ato kanë rezultuar pozitive. Po ashtu edhe analizat e fundit që janë përfunduar nuk ka dalë asnjë rast pozitiv me Covid 19”.
“Po ashtu ne kemi marrë 1000 mijë teste në laboratorin e mikrobiologjisë, gjithashtu pritemi të pajisemi edhe me 7000 mijë teste të tjera të cilat do të na shërbejnë për kryerjen e analizës për Covid 19”, theksoi Vitia.
Vitia po ashtu deklaroi se të prekurit me koronavirus janë në gjendje të mirë shëndetësore.