Lajmet e fundit

Në konferencën e thirrur për media nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije se tashme varianti Delta dominon në Kosovë.
Sipas kreut të Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, Xhevat Jakupi, u tha se 80-90 përqind të mostrave janë me variantin indian.
Andaj, edhe përhapja e këtij lloj virusi është më e madhe, kësisoj u apelua tek qytetarët që të vaksinohen dhe të mos hezitojnë.
Sipas të parit të shëndetësisë Arben Viti, marrja e dy dozave të kurës anti-Covid edhe në rast të infektimit me virus, bën që të shpëtoni nga përfundimi me fatalitet.
Teksa i njëjti bëri me dije se Kosova është i vetmi vend që lejon përzgjedhjen e kurës ANTI-COVID dhe kombinimin e vaksinave nëse qytetarët duan.
Vitia tha se kanë shtuar intensifikimin sa i përket kampanjave vetëdijësusese, meqë kanë vërejtur se në komuna të caktuara ka hezitim.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 70 raste të reja me COVID-19, një qytetar nuk i ka mbijetuar virusit, dhe janë administruara 12.832 doza të vaksinave.