Lajmet e fundit

Ndërmarrja publike Infrakos ka mbajtur konferencën përmbyllëse për vitin 2016, njofton Klan Kosova.
Drejtori i kësaj ndërmarrje, Agron Thaçi, ka vlerësuar si të suksesshëm vitin 2016 përderisa është shprehur mjaft optimist për vitin e ardhshëm.
Ndër të tjera është bërë e ditur që në vitin 2017 në bashkëpunim me qeverinë do të behet rehabilitimi i linjave ekzistuese të hekurudhave, këtu duke përfshirë edhe linjën Kosovë-Serbi e cila përshkon pjesën veriore.
Ky projekt pritet të filloj në fund të 2017-ës ose në fillim të vitit 2018.
Përderisa vitin 2017 e quajti “viti i hekurudhave”, Thaçi pati ankesa ndaj qeverisë për mungesën e subvencioneve për vitin që po lëmë pas.