Lajmet e fundit

Studiuesit kanë zbuluar se shumë të rriturit nuk janë duke marrë nivele të duhura të vitaminave A, C dhe D, në studimin e bërë kohëve të fundit në Universitetin e Ilinois.
Sipas ekspertëve nëse ne do të dëshironim që të kishim praninë e këtyre vitaminave është e rëndësishme që të konsumojmë sallatë me karota, domate, spec dhe majdanoz, të cilës i futet marinada nga lëngu i limonit, vaji i farave të grurit, kripa dhe piperi.
Lëkura e plasaritur është shenjë e mungesës së hekurit dhe vitaminave të grupit B, të cilat gjenden në fasule.
Shëndeti i eshtrave varet nga vitamina D, e cila kur nuk është në sasi të mjaftueshme indi eshtror vuan, shfaqet te fëmijët rakiti, ndërsa te të rriturit osteoporoza, transmeton Klan Kosova.