19.02.2016 · përditësuar para 3817 dite1 min lexim
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, para se të nisë seanca e Kuvendit dhe para se ata të hedhin gaz ka thënë se regjimi Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi do të përfundojë, njofton Klan Kosova.
“Kjo qeveri ka nisur edhe është duke vazhduar si regjim, por ky regjim do të përfundojë”.
“Këtë kuptojeni edhe ju deputet në salla, sepse qytetarët e kanë kuptuar para jush”.
“Regjimi Mustafa-Thaçi nuk ekziston më”.
“Këta po mundohen të mbajnë dhunshëm seanca, deputetët po i arrestojnë e mbajnë në burgje, aktivistët po i kidnapojnë e po i rrahin”.
“Ky regjim e kanë shkelur edhe Kushtetutën”.
“Ky regjim po e kundërshton peticionin, protestat e shumta, intelektualët e shoqërinë civile”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.