Lajmet e fundit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, para pak çastesh ka folur përpara turmes.
Ymeri në fillim i ka uruar të gjithë për festën e 28 nëntorit, ditë të cilën ai e quan të shenjtë.
“Nëntori është muaji më i shenjtë i shqiptarëve”.
“Është muaji i barazisë, i Skënderbeut, i Adem Jasharit e i UÇK-së”.
Ymeri është shprehur se Nëntori është gjithmonë i shqiptarëve dhe është gjithmonë i gjallë.
“Ai ngjallet për mijëra zemra që rrahin së bashku”.
Ai është shprehur se pushteti i sotëm e dëshiron Nëntorin e vdekur.
“Pushteti i Isa Mustafa e Thaçit, po na thotë që Nëntori ynë ka vdekur”.
“Pushteti po na copëton sërish”.
“Po na sjell Serbinë në Kosovë përmes Zajednicës”.
“Po ia fal tokat tona Malit të Zi”.
“Prandaj ky pushtet është i padrejtë”.