Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është i ftuar në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
Ai ka thënë se për “16 vite nuk ka pasur një Lëvizje të tillë që po shohim sot”.
Sipas tij, ky është një moment që mund të sjellë ndryshimin ndërsa përdorimin e gazit lotsjellës e ka quajtur të domosdoshëm, njofton Klan Kosova.
“Mendoj që përdorimi i gazit lotësjellës ka qenë mjet i domosodshëm, ai e ka sjell Zajednicën në këtë pozitë ku është tash”.
“Kundërshtimi ndaj saj që ka qenë në forma të ndryshme por që kanë prodhruar një sinergji jashtëzakonisht të mirë, edhe pse aty ka pasur edhe disa ndasi”.
Ymeri ka thënë se protesta e opozitës së bashkuar ka qenë një pikë shumë e rëndësishme.
“Protesta ka qenë ajo që e ka ndërgjegjësuar qytetarin karshi çështjes dhe institucionet karshi saj, pra ajo ka ndërgjegjësuar Mustafën e Thaçin”.
“Kërkesa shoqërore është që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, kjo është procedurë demokratike në të cilën unë insistoj”.