Lajmet e fundit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, në fjalën e tij drejtuar protestuesve ka thënë se prejse Kosova u bë shtet, ka jetuar e ndarë, mes qytetarëve të republikës dhe pushtetarëve që zaptuan institucionet e vendit.
Por, sipas Ymerit, ka ardhur koha që zaptuesit të largohen dhe republika të bashkohet.
“Shteti i Kosovës u nis si i ndarë, republika e qytetarëve kërkonte sovranitet, pushteti u jepet dialog me Serbinë, qytetarët kërkonin zhvillim, pushteti u jepte privatizim e keqpërdorim të parës publike, qytetarët kërkoni vende pune, pushteti u jepet nepotizëm”.
“Por, sot kemi dal në shesh që nga këtu ta bëjmë kapërcimin dhe ta bashkojmë Kosovën, republikën e qytetarëve do ta bashkojmë me institucionet e Kosovës, por nga këto institucionet duhet t’i heqim zaptuesit në mënyrë që shteti të bëhet i qytetarëve”, ka thënë Ymeri.
Ai ka akuzuar qeveritarët duke i quajtur hajdut dhe njerëz që kanë përfituar ilegalisht duke keqpërdorur pozitat e tyre.
Por Ymeri tha se ka ardhur koha për drejtësi dhe populli i Kosovës do të dalë në mbrojtje të republikës duke u distancuar nga Qeveria e korruptuar.
“Sot jemi më shumë se 100 mijë qytetarë për të kërkuar largimin e kësaj Qeverie”, ka pohuar Ymeri